Gjykata ndërkombëtare pranon kërkesën e Iranit për pezullimin e sanksioneve të SHBA-ve

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka pranuar kërkesën e Iranit në lidhje me masat për pezullimin e sanksioneve të SHBA-ve kundër Iranit.

GJND me qendër në Hagë të Holandës ka pranuar kërkesën për marrjen e masave të nevojshme për pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit në çështjen gjyqësore që Irani ka hapur kundër SHBA-ve, me arsyetimin se SHBA nuk ka zbatuar “marrëveshjen e miqësisë Iran – SHBA” të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 1955.

Gjykata vendosi masën që SHBA-të të heqin sanksionet ndaj aviacionit civil që përdoret për furnizimet, shërbimet dhe për transferimin e ndihmave humanitare për Iranin.

GJND ka vendosur gjithashtu që të dy palët pas kësaj të shmangin veprimet që do të tensionojnë situatën.

Sipas vendimit të masës, gjatë gjithë procesit gjyqësor do të pengohet që Irani të dëmtohet.

Bëhet e ditur se më 8 tetor do të fillojë gjyqi i hapur nga Irani kundër SHBA-ve dhe se në seancën dëgjimore paraprake që do të zgjasë 5 ditë do të dëgjohen kundërshtimet e përkohshme të të dy vendeve. Ndërkohë theksohet se përfundimi i çështjes gjyqësore mund të zgjasë 1-2 vite.

Qeveria e Teheranit duke mbrojtur idenë se rivendosja e sanksioneve pas tërheqjes së presidentit amerikan, Donald Turmp, nga marrëveshja bërthamore është në kundërshtim me “marrëveshjen e miqësisë Iran – SHBA” të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 1955 dhe kërkon pezullimin e sanskioneve deri në përfundimin e çështjes gjysëqore.

Ndërsa pala amerikane e cila pretendon se marrëveshja në fjalë nuk është më e vlefshme, mbron idenë e saj se sanskionet ndaj Iranit nuk shkelin ndonjë marrëveshje.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 8 maj e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore duke sjellë rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne