Netanyahu do të merret në pyetje rreth akuzave për ryshfet

Policia izraelite, të premten do të marrë në pyetje kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të duhet të përgjigjet për akuzat të cilat e ngarkojnë për korrupsion.

Hetuesit do të marrin në pyetje Netanyahun për dyshimet se i ka dhënë favore kompanisë izraelite për telekomunikacion Bezeq, në këmbim të mbulimit të favorshëm të tij në portalin informativ të kompanisë, thuhet në lajmin e kanalit televiziv izraelit “Channel Two”.

Netanyahu edhe më herët është marrë në pyetje lidhur me rastin në fjalë, ndërsa herën e fundit në gusht të këtij viti, ku seanca dëgjimore zgjati për rreth katër orë.

Kryeministri Netanyahu, ka qenë objekt i disa hetimeve për vepra penale të korrupsionit.

Ai vazhdimisht mohonte abuzimet me pushtetin, ndonëse në shkurt të këtij viti policia rekomandoi se ka prova të mjaftueshme kundër tij në dy raste të ndara ku akuzohej për ryshfet.

Lënda e parë përfshin producentin filmik izraelit, Arnon Milchan, nga i cili janë kërkuar gjësende luksoze për Netanyahun dhe bashkëshorten e tij.

Edhe lënda e dytë ka të bëjë me përfshirje pozitive mediatike ku përfshihet publicisti Arnon Mozes në të përditshmen Yedioth Ahronoth.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne