Bota

Khan: Kazani i Kashmirit nuk mund të vazhdojë të ziej më kështu

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se mosmarrëveshjet ndërmjet Pakistanit dhe Indisë mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Në një reportazh me BBC, Kryeministri Khan iu përgjigj edhe pyetjes se çfarë mesazhi donte ti dërgonte homologut të tij indian, Narendra Modi.

“Kashmiri është çështja e vetme që përbën mosmarrëveshje mes dy vendeve dhe kjo çështje duhet zgjidhur. Kazani i Kashmirit nuk mund të vazhdojë të valojë kështu në këtë mënyrë”, tha Khan.

Në rast të zgjidhjes së çështjes së Kashmirit, paqja do të sillte dobi të jashtëzakonshme në pjesën e poshtme të kontinentit, shtoi kryeministri pakistanez.

“Detyra numër një e dy qeverive duhet të jetë se si mund të reduktojmë varfërinë dhe rruga për t’ia arritur kësaj kalon përmes zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dialog”,- tha Kryeministri Khan.

Në vlerësimin që i bëri rrezikut të një përballjeje (ushtarake) mes dy vendeve fqinje, Khan tha:

“Nëse kundërpërgjigjja (indiane) do të jetë duke ia ngarkuar Pakistanit përgjegjësinë e një reagimi që do të vinte si pasojë e presioneve në Kashmir, atëherë rritja e tensionit do të ishte e pashmangshme. Askush nuk mund ta parashikojë se çfarë mund të ndodhë në një situatë të tillë. Në qoftë se India e sulmon Pakistanin duke u nisur nga ky arsyetim, atëherë edhe Pakistani nuk do të ketë zgjedhje tjetër përveç kundërpërgjigjes. Por unë mendojë se është një veprim i papërgjegjshëm përballja në këtë mënyrë e dy vendeve që kanë armë bërthamore”./ trt

OPINIONE