KFOR-i turk në Kosovë ka dhënë donacion 20 projektorë bashkë me pëlhurat, në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
Dhurimi i këtyre projektorëve u bë sot në një ceremoni të organizuar nën koordinimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Donacioni për këtë institucion nga KFOR-i vjen pas kërkesës së ish drejtoreshës së kësj shkolle, Shpresa Shala.