Khashoggi planifikonte botimin e librit për një Arabi Saudite me model amerikan

amal Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i rregullt i “The Washington Post”, që u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në konsullatën saudite në Stamboll, ishte duke përgatitur një libër për vizionin e ri të Arabisë Saudite të frymëzuar nga sistemi amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja amerikane shkruan se Khashoggi disa muaj para vrasjes ka qenë i angazhuar në punën e tij rreth librit për reforma në Arabi Saudite, të njohura si “hapja e syve”.

Në kolumnën e David B. Ottoway, theksohet se Khashoggi planifikonte që libri të quhet “Një SHBA për Sauditët” ose “Amerika e Thjeshtësuar për Sauditët”.

Plani ka qenë që me një qasje të thjeshtësuar t’u shpjegonte lexuesve sauditë por edhe arabëve në përgjithësi mbi jetën amerikane. Fokusi ka qenë planifikuar të vendoset mbi arsimin, reformën e arsimit, dhe kontrollin e fondeve publike.

Khashoggi, kontribues i gazetës “The Washington Post”, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit të kaluar.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte kryer jashtë zinxhirit të komandës.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje dhe llogaridhënie më të plotë nga Rijadi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne