Maduro bën thirrje për “dialog”, Guaido për “protesta në rrugë”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro në një tubim në kryeqytetin Caracas ka ripërsëritur thirrjen për “dialog” ndërsa kreu i Asamblesë Kombëtare (AN) Juan Guaido i vetëshpallur president i përkohshëm i vendit ka përsëritur sërish thirrjen për “protesta në rrugë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Venezuelën, e cila po përballet me krizën më serioze politike në historinë e saj, rrugët në të gjithë vendin janë mbushur nga qytetarë pro-qeverisë dhe kundërshtarë të saj të cilët kanë zhvilluar marshime në të gjithë vendin. Ndërsa mijëra të tjerë venezuelianë pro-qeveritarë dhe opozitarë u bashkuan në dy tubime të veçanta në Caracas.

Mbështetësit e Maduros të përbërë nga Partia e Bashkuar Socialiste (PSUV) në pushtet e Venezuelës si dhe të mbështetur nga sindikatat dhe organizatat joqeveritare kanë nisur marshimin nga disa pika të qytetit duke arritur në sheshin që ndodhet në bulevardin ‘Urdaneta’ para ndërtesës presidenciale Miraflores.

Në një fjalim të mbajtur këtu Maduro tha se “Për të mirën dhe të ardhmen e Venezuelës unë përsëris vullnetarizmin tim dhe mbështetjen për gjetjen e një negociate, dialogu dhe një marrëveshjeje”.

Maduro gjithashtu kërkoi nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe kabineti i tij që t’i japin fund qëndrimit agresiv kundër Venezuelës dhe ka kërkuar nga shtetet e tjera në botë që të “ngrenë zërin e tyre”.

“Populli i Venezuelës nuk e meriton një urrejtje dhe agresion të tillë”, tha Maduro, duke theksuar se do të jenë fitimtarë pavarësisht se sa sanskone do të zbatohen.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike që ndodhi kohë më parë, të cilën e kanë vlerësuar si “sabotazh”, Maduro pretendon se ndërprerja e fundit që ndodhi në fund të muajit është shkaktuar nga sulmet kibernetike të ndërmarra nga Kolumbia dhe Kili.

Maduro theksoi se ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër problemeve ndaj ndërprerjeve të energjisë dhe në rrjetin e shpërndarjes së ujit dhe u kërkoi qytetarëve që të jenë të durueshëm.

Tubimi i opozitës

Opozitarët që mbështesin planin e ri të Guaidos së mbështetur nga SHBA-ja, për veprimet në rrugë të quajtur “Operacioni i Lirisë” e kanë filluar marshimin e tyre në lagjet Sucre, Baruta, Libertador dhe Chacao të kryeqytetit dhe e kanë përfunduar në El Marques.

Në fjalën e tij drejtuar mbështetësve të opozitës, Guaido tha se marshimet krahas ndërprerjes së enegjisë elektrike dhe të ujit janë zhvilluar më shumë për largimin e qeverisë.

Duke njoftuar se do të kalojnë në fazën e re të “Operacionit të Lirisë”, Guaido u bëri thirrje opozitarëve që të zhvillojnë protesta në të gjithë vendin.

Po ashtu Guaido ka kritikuar edhe vizitën që zhvilloi brenda javës në Siri ministri i Jashtëm venezuelian Jorge Arreaza, ku në lidhje me këtë ai tha: “Ata mendojnë se mund të na trembin duke u takuar me gjenocidbërës si Siria”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne