Shqiperia

KiE sugjeron njohjen e martesave LGBT në Shqipëri

Komiteti Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), themeluar pranë Këshillit të Europës ngriti shqetësime mbi një numër çështjes në lidhje me diskriminimin e komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Ky organ, i cili monitoron çështje që lidhen me racizmin, diskriminimin, ksenofobinë dhe intolerancën, vuri në dukje se ishte bërë përparim, por tha; “Disa çështje ende janë shqetësuese.”

Ai tha që ndërsa masat kundër bullizmit në shkollë ishin zbatuar, por ato në thelb përjashtonin fëmijët LGBTI.

Plani i veprimit të qeverisë shqiptare 2016-2020 për LGBTI, është një “themel i dobishëm” për ndryshime, nuk është zbatuar plotësisht dhe ka ende problemet. ECRI tha se duhet të bëhet punë për parandalimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë për personat LGBTI në sektorët e shëndetit dhe arsimit.

Ai gjithashtu vuri në dukje se partneritetet midis të njëjtit seks dhe martesa nuk njihen me ligj. Kjo, thanë ata, mund të çojë në forma të ndryshme diskriminimi dhe duhet të korrigjohet. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë një kornizë ligjore që parashikon njohjen e partneriteteve midis të njëjtit seks.

Për më tepër, qeveria duhet të krijojë procedura të ripërcaktimit e gjinisë dhe të sigurojë mekanizma të aksesueshëm për ata që dëshirojnë të ndryshojnë gjininë e tyre në mënyrë administrative

ECRI gjithashtu monitoroi situatën për personat interseks në vend. Ata morën informacione nga autoritetet se nuk është e detyrueshme në Shqipëri të kryhet operacioni i ashtuquajtur “normalizim seksual” për foshnje të sapolindura interseksuale. Sipas informacionit të disponueshëm, operacione të tilla, në të vërtetë, nuk kryhen fare në Shqipëri. Autoritetet informuan ECRI në lidhje me qëllimin e tyre për të parë më nga afër nevojat e personave interseksual në vend, dhe ECRI inkurajoi autoritetet të bëjnë këtë gjë.

Raporti gjithashtu vuri në dukje ekzistencën e gjuhës së urrejtjes nga figura të larta politike dhe publike. Kjo ndodh “shumë shpesh për t’u konsideruar si e pranueshme” dhe shpesh u drejtohej individëve LGBTI.

Ata zbuluan se mekanizmat për raportimin dhe ndjekjen penale ndaj gjuhës së urrejtjes ndaj personave LGBTI “mungojnë” dhe ata rekomanduan krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të raportimit për të regjistruar rastet e gjuhës së urrejtjes.

ECRI vuri në dukje se nuk ka pasur ndonjë përmirësim të vërtetë gjatë pesë viteve të fundit, në situatën në lidhje me gjuhën e urrejtjes homofobe / transfobike në Shqipëri./ Alice Taylor – exit.

OPINIONE

INTERVISTA