Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul, vdesin 2 persona, mes tyre imami

Një sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabuil i mori jetën dy personave. Mësohet se një bombë shpërtheu në një xhami në Kabul të Afganistanit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm.
Talibanët e dënuan vrasjen e imamit. Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm. Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne