Kim Mehmeti: Iftari i LGBT-istave në Tetovë, provokim!

Lidhur me lajmet mediatike se Qendra për mbështetje të Komunitetit LGTB në Tetovë të martën do organizojë iftar, ka reaguar edhe shkrimtari Kim Mehmeti. Sipas tij, LGTB-istat në Maqedoni janë shumë aktivë, por kryesisht nëpër mjediset e shqiptarëve mysliman. Sipas tij , kjo të krijon përshtypjen se ata kështu duan të provokojnë reagime më të ashpra që pastaj të ankohen nëpër ambasadat e huaja se janë të rrezikuar nga shqiptarët e ‘prapambetur’ mysliman e kështu të përfitojnë projekte! Kim Mehmeti pohon se është e padrejtë t’i akuzosh për jotolerantë ata të cilëve nuk ua respektojnë as fenë as traditën familjare që e ndalojnë orientimin seksual ndrysh nga ai që ua thotë feja, tradita familjare dhe Zoti! Dhe ku n botë, përpos se në Tetovë, faltoret janë pjesë e ‘flamurit’ të LGTB-së! Më poshtë mund ta lexoni komentin plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti:

“Mediat raportojnë se Qendra për mbështetje të komunitetit të LGBT në Tetovë, ka paralajmëruar organizimin e iftarit për të martën!? E çuditshme por e vërtetë: këta të ‘gjinisë së tretë’ në Maqedoni, janë shumë aktiv, por thuajse vetëm nëpër mjediset shqiptare dhe myslimane! Ke përshtypjen se kanë për qellim të na provokojnë sa më shumë, të na detyrojnë të reagojmë sa më ashpër, që të shihet qartë sa të ‘kërcënuar’ janë nga ne shqiptarët mysliman, e që pastaj, t’i merr në mbrojtje e tërë bota ‘demokratike e përparimtare’!? E neve në të vërtet as që na bëhet vonë nëse dikush bën seks edhe me macet, por kërkojmë nga të tjerët që të respektojnë bindjet dhe fenë tonë! Dhe atyre që aq mjeshtërisht dinë t’i alarmojnë ambasadat e huaja, disave të ‘rrezikuarve’ që edhe prirjet e veta seksuale i kanë shndërruar në ‘biznes’ fitimprurës, atyre që duan të ndërtojnë kauzë edhe nga epshet e veta, atyre që duan të jenë të respektuar, por që nuk respektojnë asgjë tonën, duhet thënë hapur: disa nga ju nuk keni të bëni vetëm me orientim seksual të tjetër lloji nga ai që e njeh Zoti dhe feja jonë, por ju doni të përfitoni materialisht – projekte- edhe duke provokuar rëndë, disa nga ju nuk njihni as vlera fetare as familjare dhe, jeni aq të paskrupullt sa, kërkoni respekt edhe nga ata të cilëve nuk ua respektoni as traditat familjare, as fenë, as rregullat e muajit të shenjtë të Ramazanit!”, shkruan Kim Mehmeti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne