Kim Mehmeti: Turpërohem nga shqiptarët që nuk shohin fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet populli palestinez, posaçërisht ndjen keqardhje e dhimbje për fëmijët e vrarë Palestinëz nga Izrailitet, përcjell Kosova Post.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa thotë se është krenar për mbrojtjen që kombi ynë u bëri hebrenjve, shprehet se ndihet i rupëruar kur shqiptarët thonë se “shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?!”.

Postimi i plotë:

“Unë mburrem me shqiptarët e mi që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan interesin e tyre dhe vetveten, vetëm për t’i mbrojtur hebrenjtë e rrezikuar nga nazistët gjermanë. Njësoj siç mburrem me mirënjohjen e përjetshme shqiptare ndaj gjithë atyre që e ndihmuan çlirimin e Kosovës. Dhe kjo më bënë që edhe më shumë të turpërohem nga shqiptarët që thonë se shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?! Për mua nuk ka interes më madhorë njerëzor se të jesh nga ana e pafajësisë dhe e viktimës, bile edhe atëherë kur e dinë se i takon një populli të vogël, i cili me asgjë nuk mund të ndikojë e t’i ndryshojë rrjedhat globale, por që mund ta ndryshojë vetveten, që mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj dhembjes njerëzore, që mundë të dëshmojë se ka zemër mjaftueshëm të madhe sa për ta përfshi në të dashurinë dhe dhembshurinë për të gjithë fatkeqët e kësaj bote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare. Më në fund, ai që shkaku i interesit të vet, aq është verbëruar e shurdhuar, sa nuk i sheh as plagët e tjetrit, e as i dëgjon piskamat e fatkeqit, me asgjë nuk e meriton keqardhjen e të tjerëve dhe, me asgjë nuk ndryshon nga ata që shkelin mbi gjakun dhe fatin e të pambrojturve!” (Kim Mehmeti)/Kosovapost/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne