Kina dëbon një shtetase amerikane të dënuar për spiunazh

Një amerikane e dënuar në fillim të javës për spiunazh nga një gjykatë kineze u dëbua të premten nga Pekini dhe u rikthye në SHBA, theksoi një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sandy Phan-Gillis, një biznesmene, u arrestua më 20 mars 2015 kur po kalonte kufirin drejt Macaos, në përfundim të vizitës në Kinën Kontinentale të një delegacioni ekonomik amerikan.

“Pas dy viteve në burg, ajo u dënua të martën nga Gjykata Ndërmjetësuese e Nanningut me tre vite e gjysmë burg për spiunazh”, sipas informacioneve të publikuara nga Fondacioni Dui Hua, një OJQ që ndodhet në San Francisko.

Por, Phan-Gillis u dëbua dje nga autoritete kineze dhe mbërriti në Los Anxhelos në po të njëjtën ditë, ku u prit nga bashkëshorti dhe anëtarët e familjes”, njoftoi sot në një komunikatë Fondacioni Dui Hua.

Lirimi i shtetases amerikane ndodhu pak pas një samiti të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping, që shënoi një afrim mes dy drejtuesve, përballur me çështjen e nxehtë të programit bërthamor koreano-verior./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne