Kina do të mirëpresë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe autoriteteve afgane

Zëdhënësi i Presidencës së Afganistanit, Siddik Siddiki, në një prononcim tha se kanë filluar përgatitjen e listës me emrat që do të marrin pjesë në delegacionin afgan në bisedimet e paqes me talibanët, të cilat planifikohet të mbahen në Kinë.

Duke vënë në dukje se data e takimit nuk është përcaktuar ende zëdhënësi Siddiki tha: “Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani gjatë bisedës telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi ka rënë dakord që procesi i dialogut “talibano-afgan” të mbahet në Kinë”.

Siddiki gjithashtu vuri theksin në rëndësinë që bisedimet e paqes të bëhen nën udhëheqjen e qeverisë dhe popullit afgan.

Edhe zëdhënësi i zyrës së talibanëve në Katar, Suhail Shahin tha se ata do të dërgojnë një delegacion në këtë takim për të zgjidhur problemin politik në Afganistan.

Shahin tha se e pranojnë marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi nevojën për t’i dhënë fund luftës në vend./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne