Leyla Moses-Ones: ‘Harmonia fetare në Shqipëri, shembull i shndritshëm, e gjithë bota ta ketë model’

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e pranishme në Projektin “Angazhimi i të Rinjve për Ndërtimin e një Komuniteti të Qëndrueshëm”, shprehu vlerësimin më të lartë për harmoninë fetare në Shqipëri si edhe luftën kundër terrorizmit me bazë fetare.

‘Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë është harmonia ndërfetare – është një shembull i ndritshëm që e gjithë bota ta ketë model… Çdo person në këtë sallë sot luan një rol të rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Pavarësisht nëse jeni zyrtar i qeverisë, anëtar i autoriteteve ligjzbatuese, udhëheqës fetar, këshilltar i komunitetit apo përfaqësues i shoqërisë civile, ndodheni këtu sepse i kuptoni sfidat me të cilat përballemi. Ju e kuptoni që jemi në një betejë idesh – një përballje e vlerave tona të pluralizmit, të pranimit, të demokracisë dhe të harmonisë kundër një ideologjie dhune, intolerance, përjashtimi dhe abuzimi të njerëzimit… E di që të gjithë ju jeni kundër dhunës dhe do të ndihmoni për të bindur të tjerët se jemi të njëjtë në atë që duam për familjet tona dhe bashkësitë tona – idetë e lirisë, të begatisë, të paqes dhe të harmonisë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne