E mitura shqiptare alarmon vendin, sulmon të ëmën 12 herë me thikë dhe habit me deklaratën: S’më kujtohet

Një 14-vjeçare shqiptare ka sulmuar me thikë nënën e saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur para disa ditësh në Kaminia të Greqisë, po është bërë publike vetëm sot.

Mediat greke shkruajnë se në orën 02:00 të mëngjesit të së enjtes së kaluar, vajza 14-vjeçare ka shkuar në kuzhinë, ka marrë thikën e gjatë 23 cm dhe më pas është drjetuar për në dhomën ku flinte e ëma për ta sulmuar atë plot 12 herë.

Ulërimat dhe britmas e nënës së sulmuar ka bërë që të zgjohet vajza tjetër, e cila ka telefonuar policinë dhe ambulancën.

Më pas nëna shqiptare është dërguar me plagë të mëdha në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Por ajo që bën çudi është edhe fakti që vajza 14-vjeçare që sulmoi të ëmën ka deklaruar se nuk mban mend asgjë dhe është lënë e lirë nga policia.

Ndërkohë fqinjët kanë deklaruar se familja shqiptare është një familje e qetë dhe shumë e rregullt./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne