Kina: India dhe Pakistani të ruajnë gjakftohtësinë

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, i bëri thirrje Pakistanit dhe Indisë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve.

Në deklaratën e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme kineze thuhet se “Wang është takuar me homologen e tij nga India, Sushma Swaraj, në kuadër e mbledhjes së 16-të të përbashkët të ministrave të Jashtëm Kinë-Indi-Rusi”.

Wang tha se “vendi i tij kundërshton çdo lloj terrori dhe se ndjek zhvillimet në Azinë Jugore”.

“Si miku i përbashkët i Indisë dhe Pakistanit, Kina shpreson që të dyja palët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve”, tha kryediplomati kinez.

Ndërsa Swaraj, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtare mbron unitetin dhe bashkëpunimin kundër terrorit, tha se çështjet në fjalë do të trajtohen me një qëndrim të përgegjshëm dhe me gjakftohtësi”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne