Tronditet Anglia, 27 mijë fëmijë janë pjesë e bandave

Anglia është tronditur nga të dhënat se 27 mijë fëmijë nga mosha 10 deri në 17-vjeç janë pjesë e bandave.

Zyra e Komisionarit për Fëmijë njoftoi se 313 mijë fëmijë e njohin të paktën një anëtar bande dhe 34 mijë prej tyre kanë përjetuar dhunë.

BBC njoftoi se komisionerja Anne Longfield deklaroi se bandat po përdorin teknika të sofistikuara për të afruar fëmijët rreth tyre.

Sipas raportit, bandat i vënë në shënjestër fëmijët e ndjeshëm dhe ata të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor ose që abuzohen nga familjarët e tyre.

Zyra e Komisionarit për Fëmijë kërkon që të hartohet një plan për mbrojtjen e fëmijëve nga përfshirja në banda.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne