Bota

Kina kundër ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Gang Shuang, në një konferencë shtypi në kryeqytetin e vendit, Pekin, lidhur me ndihmat humanitare për Venezuelën bëri këtë vlerësim:

“Nëse të ashtuquajturat ndihma humanitare dërgohen me forcë në Venezuelë dhe kjo shkakton konflikte të dhunshme, atëherë kjo do të sillte pasoja serioze, gjë të cilën nuk e dëshiron askush”.

Qeveria venezueliane vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në vend me të gjitha përpjekjet e saj dhe me gjakftohtësi, duke parandaluar në mënyrë efektive lindjen e konflikteve në shkallë të gjerë me pasojë gjakderdhjen”,- vijoi zëdhënësi Gang.

“Pala kineze e kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë. Ajo kundërshton lëvizjet që do të shkaktojnë tension në Venezuelë dhe madje mund të çojnë në trazira”, shtoi ai./ trt

OPINIONE