Përfaqësuesit rus e amerikan për Afganistanin u takuan në Ankara

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Afganistanin, Zalmay Khalilzad dhe përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Afganistanin, Zamir Kabulov mbajtën një takim një takim në kryeqytetin e Turqisë.

Khalilzad dhe Kabulov u takuan në ambasadën e Rusisë në Ankara. Në takim morën pjesë edhe ambasadori rus në Ankara, Aleksey Yerhov si dhe disa zyrtarë nga të dyja vendet. Takimi ishte i mbyllur për mediat dhe zgjati rreth 1 orë e 15 minuta.

Në një deklaratë që kishte bërë më 12 shkurt në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, Kabulov kishte deklaruar se përfaqësuesit e posaçëm të Rusisë dhe ShBA-së në datën 22 shkurt do të takoheshin në Ankara.

Talibanët, një kërcënim i madh për qeverinë e drejtuar nga presidenti afgan Eshref Gani, ende vazhdon të kontrollojë shumë rajone të vendit, gjë që e bën Afganistanin një vend që ballafaqohet me probleme serioze të sigurisë.

Ende nuk është arritur në ndonjë rezultat pavarësisht përpjekjeve të qeverisë në mënyrë të përsëritur vitet e fundit për të nisur bisedimet paqësore me talibanët dhe Këshillit të Paqes, që është krijuar në këtë suazë.

Në periudhën e ish-presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, kontaktet mes administratës afgane dhe talibanëve planifikohej të zhvilloheshin në qershor të vitit 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por talibanët në zyrën ku pritej të mbahej takimi kishin vendosur tabelën dhe të ashtuquajturin flamur të “Emiratit Islam të Afganistanit”. Dhe pas këtij incidenti qeveria afgane ishte tërhequr nga negociatat.

Zyra u mbyll pas një muaji, ndërsa negociatat e paqes u pezulluan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne