Kina paralajmëron se importet kineze të produkteve bujqësore të SHBA do të bien ndjeshëm

Gjatë javëve të fundit, Pekini dhe Uashingtoni janë angazhuar në një luftë tregtare, duke kërcënuar tregtinë për të imponuar kufizime të mëtejshme mbi importet e njëri-tjetrit.

Importet kineze të produkteve bujqësore të SHBA do të bien ndjeshëm kur Pekini të paraqesë masat hakmarrëse, deklaroi ministrja e bujqësisë Han Jun, duke vënë në dukje se kjo nuk do të ndikojë në sektorin bujqësor të Kinës.

Sipas ministres, Kina mund të plotësojë kërkesën e saj për vajra dhe ushqim të kafshëve.

Këtë javë,  Kina u zotua të imponojë tarifa shtesë prej 25 për qind në 16 miliardë dollarë amerikanë, në përgjigje të masave kufizuese ndaj mallrave kineze të goditura më parë nga Shtetet e Bashkuara. Masat e Pekinit janë një tjetër episod, qe do të çojnë në rritje të tensioneve të tregtisë mes SHBA dhe Kinës.

Fërkimet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë qenë në rritje që kur Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi tarifat mbi importin e çelikut dhe aluminit në mars, duke shkaktuar një valë mosmarrëveshjesh me një numër partnerësh të rëndësishëm tregtarë. Kina dhe SHBA-të që nga atëherë kanë shkëmbyer kërcënime për të imponuar dyfishim të detyrimeve dypalëshe.

Burimi: Sputnik/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne