Rajoni

Gjuriç: Marrëveshje vetëm në dobi të Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, sot tha se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do t’u sillte serbëve të Kosovës pozitë më të mirë.

Ai tha se Beogradi dhe Prishtina “me milje janë larg nga marrëveshja”.

“Mos lejoni t’ju gënjejë askush se me marrëveshjen, prej së cilës jemi me milje larg, do të keni më pak se që keni. Serbia me atë marrëveshje, ndërsa të mëdha janë gjasat të mos vjen deri te ajo, por nëse vjen, serbët e Kosovës me të mund të kenë vetëm më shumë”, tha Gjuriç në konferencën për gazetarët në Qeverinë e Serbisë.

Ai shtoi se serbët me një marrëveshje të tillë do të kishin më shumë territor, pronë, fuqi institucionale dhe ndihmë financiare.

“Nëse vjen deri te marrëveshja, ajo doemos duhet të jetë zgjidhje e cila do të zgjidh çështjen e pronës sonë, pozitës së kishës sonë, të drejtave tona. Ndryshe, zgjidhje nuk do të ketë. E njëjta vlen për Gazivodën, Valaçin dhe Trepçën. Por, të mos gënjehemi se kemi diçka, që nuk i kemi me dekada”, tha Gjuriç.

Ai u bëri thirrje serbëve që askush të mos i gënjejë se me nënshkrimin e marrëveshjes për ta do thotë më pak ndihma ose “Serbi më të vogël” dhe përsëriti se asnjë vendim nuk do të merret pa to.

Gjuriç tha se Serbia tani për tani asgjë nuk ka ofruar dhe se publikisht do të bisedojë kur do të ketë ndonjë propozim.

“Do të dalim t’ju përgjigjemi konkretisht kur të kemi diçka të pranueshme”, tha Gjuriç.

Ai shtoi se do të jetë e vështirë të arrihet deri te përgjigjja dhe se ka shumë mundësi që të mos ketë, ndërsa kjo është një lajm i keq për Serbinë.

Burimi: AA

OPINIONE