Kina shkatërron me tritol kishën e madhe ungjillore

Autoritetet në Kinën veriore shkatërruan këtë javë një mega-kishë ungjillore. Dëshmitarët dhe aktivistët jashtë shtetit thanë se forcat e armatosura paraushtarake përdorën ekskavatorë dhe dinamit për të shkatërruar kishën në qytetin Linfen në provincën Shanxi.

KinaAid, një grup i krishterë me qendër në Uashington, tha se autoritetet lokale vendosën eksplozivë në një sallë adhurimi në katin e nëndheshëm për të prishur ndërtesën, e cila u ndërtua me gati 3 milionë dollarë nga kontributet e besimtarëve vendas në një prej rajoneve më të varfra të Kinës.

Kisha ungjillore kishte kohë që përplasej me qeverinë. Qindra policë dhe persona të panjohur e kishin dhunuar kishën edhe më herët në vitin 2009, ngjarje e cila përfundoi me dënime të gjata në burg për krerët e kishës.

Në atë kohë, drejtusit e kishës u akuzuan për uzurpim të tokës bujqësore dhe për shqetësime në trafikun rrugor, raportuan mediave shtetërore.

Kina ka rreth 60 milionë të krishterë, ku shumica e tyre falen në kongregacione të pavarura. Miliona të krishterë, budistë dhe myslimanë gjithashtu falen në ambjente të sanksionuara nga shteti.

Popullariteti i rritur i kishave të panjojtura nga shteti ka ngritur zemërimin e autoriteteve lokale, që përkujdesen ndaj çdo kërcënimi politik të partisë.

Liria e fesë është e garantuar teknikisht nën kushtetutën e Kinës, kështu që autoritetet vendore shpesh përdorin teknika për të sulmuar kishat e paregjistruara. Akuzat e dhunimit të tokës apo të rendit publik janë ndër më të zakonshmet.

Gazeta shtetërore Global Times, duke cituar një zyrtar lokal të paidentifikuar, njoftoi të mërkurën se arsyeja zyrtare e prishjes ishte se nuk kishte lejen e nevojshme.

Grupet fetare duhet të regjistrohen tek autoritetet lokale të çështjeve fetare sipas ligjit kinez, thotë një raport. Kisha u ndërtua ilegalisht gati një dekadë më parë në kundërshtim me kodet e ndërtimit, thuhet në të.

Fotot e shpërndara nga ChinaAid tregonin kishën e shkatërruar dhe të kthyer në një grumbull të madh rrënojash.

Një pastor lokal i një kishë aty pranë, i cili foli me kusht anonimiteti, tha se pa një numër të madh të policisë paraushtarake të martën, që rrethuar kishën me makineri të rënda. Më vonë u dëgjua edhe një shpërthim i fuqishëm, tha pastori.

Kisha e Llampadarit të Artë u ndërtua nga dy bashkëshortët ungjillorë, Wang Xiaoguang dhe Yang Rongli si një bazë e përhershme për ndjekësit e tyre. Çifti kishte predikuar në Linfen që nga viti 1992, në hapësira të improvizuara në ambjentet e fabrikave dhe serave.

Autoritetet fillimisht nuk e bllokuan ndërtimin e kishës, por më vonë e shkatërruan atë, duke burgosur drejtuesit e kishës me akuzat, okupim i paligjshëm i tokës bujqësore dhe prishje e trafikut nga grumbullimet e turrmave./haaretz/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne