Kina vrau dhe burgosi 18-20 spiun të CIA-s gjatë dy viteve

Qeveria kineze ka vrarë ose burgosur nga 18-20 informatorë të CIA-s gjatë dy viteve, deklarojnë zyrtarët amerikanë.

Një shkelje e inteligjencës që zgjati nga 2010 deri në fund të vitit 2012, çoi në burgimin ose vrasjen e burimeve që punonin për CIA-n, thonë dy zyrtarë amerikanë për The New York Times. Këto operacione janë kryer sistematikisht duke shfuqizuar rrjetin e spiunazhit. Goditja shkaktoi një hetim të përbashkët mes CIA dhe FBI e koduar me emrin “Honey Badger”, në veri të shtetit amerikan Virxhinia. Një punonjës i FBI u deklarua fajtor për transmetimin e informacionit të ndjeshëm teknologjik në Pekin për para dhe prostitucion vitin e kaluar. Gjatë një vizite të fundit të presidentit kinez, Xi Jinping në SHBA, presidenti i SHBA Donald Trump përshëndeti fillimin e “një marrëdhënie shumë të madhe” me Pekinin. Ai gjithashtu pranoi një ftesë për të bërë një vizitë shtetërore në kryeqytetin kinez “me kënaqësi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne