Kisha ortodokse malazeze dhe harku ortodoks i paqëndrueshmërisë

nga southfront.

Qeveria malazeze po punon për të ndjekur rrugën e Ukrainës dhe për të krijuar Kishën Ortodokse të pavarur, edhe pse në rastin e Kishës Ortodokse të pavarur të Ukrainës kjo u shndërrua në një dështim të plotë.

Më 8 korrik Presidenti i Malit të Zi Milo Gjykanoviç, tha në një takim partiak në Niksic se kishte plane për “vendosjen e autoqefalisë (pavarësinë) për kishën e Malit të Zi.” Qeveria e Malit të Zi gjithashtu po planifikon një projektligj mbi lirinë e fesë dhe statusin ligjor të organizatave fetare.

Sipas organizatave ortodokse kanonike, projekligji përcakton një sërë masash diskriminuese. Ai përfshin konfiskimet e disa prej pasurive të Patriarkanës serbe sikurse ndërtesat e kishave dhe manastiret, si dhe pronësitë e shtetit.

Këshilli i Ipeshkvëve të Kishës Ortodokse Serbe, kisha ortodokse dominuese dhe e vetmja kishë kanonike në Mal të Zi, e ka përshkruar këtë projektligj si një veprim “anti-evropian dhe anti-civilizues” që ka për qëllim diskriminimin e dioqezave të Patriarkanës Serbe në tokën malazeze dhe e ka percaktuar këtë si një “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Kishës”.

Qeveria e Malit të Zi është duke u përpjekur që projektligji të kalojë në parlament. Në veçanti, projektligji nënkupton sekuestrimin e pronës që i përket Kishës Ortodokse Serbe. Ky shqetësim lidhet direkt me më shumë se 650 vende të shenjta, duke përfshirë manastiret e famshme ortodokse në Ostrog. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i kërkoi qeverisë malazeze të shqyrtonte nëse do ishte e nevojshme të miratohej një ligj i cili “do të përkeqësonte në mënyrë të pashmangshme marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Podgoricës”.

 

Më parë Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç akuzoi Kishën Ortodokse Serbe për përpjekjet për të mbajtur
një monopol fetar në të gjithë vendin. Presidenti që po kërkon autoqefalinë për “kishën e Malit të Zi” po ndek shembullin e Ukrainës./southfront/Gazeta Impakt

 

 

https://southfront.org/orthodox-crescent-of-instability/

 

 

https://southfront.org/battle-of-ideas-and-church-split-in-ukraine/

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne