Shefi ekzekutiv i “Tesla” , Elon Musk , të cilin Presidenti Donald Trump e emëroi bashkëdrejtues të “Departamentit të Efiçencës së Qeverisë”, foli në inaugurimin e Trump në Capital One Arena në Uashington, duke thënë “kjo është ndjesia e fitores”.
Elon Musk u shfaq duke kryer një gjest që i ngjante një përshëndetjeje naziste, ndërsa mbante një fjalim në arenën Capital One.
“Kjo nuk është fitore e zakonshme. Është kryqëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor,” u tha ai mbështetësve të tij.
“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë të rëndësishme, disa jo. Por kjo fitore është me të vërtetë me rëndësi. Dhe unë thjesht dua t’ju falënderoj që e keni bërë atë të ndodhë. Faleminderit”.
“Falë jush, e ardhmja e qytetërimit është e siguruar. Faleminderit. Më në fund do të kemi qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra elementare”, shtoi ai./Panorama