KLD hesht, asnjë referencë zyrtare për gjyqin që liroi trafikantët e Vlorës

Këshilli i Lartë i drejtësisë është mbledhur sot për të diskutuar sipas agjendës për procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Në njoftimin zyrtar të mbledhjes së KLD drejtuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka asnjë referim për ndonjë diskutim në lidhje me skandalin e lirimit të të gjithë të arrestuarve gjatë kapjes së një sasie prej 15 tonë hashash.

Të arrestuarit, për një periudhë kohore disa mujore, janë liruar një e nga një. Pas publikimit të skandalit nga Top Channel, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim verifikimi për të gjithë vendimet e gjyqtarëve, por në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duket se kjo çështje ka kaluar në heshtje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne