Klinton: Fjalimi anti-iranian i Trump, fundi i kredibilitetit dhe poshtërim i Amerikës

Ish-sekretarja amerikane e shtetit e ka quajtur retorikën anti-iraniane të presidentit të SHBA “fundi i kredibilitetit të Amerikës” dhe “poshtërim për amerikanët”.

Hillary Rodham Klinton, tha për kanalin CNN News se qëndrimi i Presidentit të SHBA Donald Trump mbi mosmarrëveshjen bërthamore të Iranit ishte destruktiv dhe shkatërrim përfundimtar i kredibilitetit të amerikanëve në botë. Ajo shtoi se veprimi i Trump është i rrezikshëm dhe moscertifikimi i marrëveshjes bërthamore është i një ide tepër e gabuar dhe kundër çdo logjike dhe arsyetimi. Hillary Clinton tha se Donald Trump po e çon SHBA-në drejt izolimit ndërkombëtar, ndërsa Irani duke respektuar marrëveshjen bërthamore e ka rritur pozitën e tij në arenën ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne