Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, me një mandat tre vjeçar.

KLP ka zgjedhur Klodian Brahon në këtë detyrë me shtatë vota. Kandidati Adnan Xholi mori tre vota dhe Elvin Gokaj mori një votë.

Mbledhja e KLP u monitorua nga një numër i madh diplomatësh, si e ngarkuara me punë e SHBA-ve, ambasadori i Bashkimit Europian, ambasadori britanik dhe përfaqësues nga disa vende evropiane. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne