KLSH nxjerr zbuluar propagandën e Veliaj: Parqet dhe këndet e lojërave jashtë standarteve

Fëmijët në kryeqytet nuk kanë kënde lojërash për të luajtur. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim ku ka rezultuar se një pjesë e konsiderueshme këndeve të lojërave nuk plotësojnë standardet më minimale dhe janë të amortizuara. Gjithashtu sipas KLSH-së, problem mbetet dendësia e fëmijëve për një kënd lojërash pasi rezulton që janë 4408 fëmijë që duhet të përdorin një kënd.

Tirana nuk ka kënde lojërash të mjaftueshme dhe një pjesë e tyre janë të amortizuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim për “Parqet Rekreative në Tiranë -Këndet e Lojërave” pas të cilit janë konstatuar një sërë problemesh.

Në raport theksohet se prej vitit 2016 janë ndërtuar 26 kënde lojërash të rinj kryeqytet, por një pjesë e konsiderueshme nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret duhura. Gjithashtu në raport thuhet se janë evidentuar kënde lojërash ekzistues të cilat janë plotësisht të amortizuar dhe nga ana e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit nuk është marrë asnjë iniciativë për riparimin dhe kthimin e tyre në gjendje funksionale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se nga Bashkia Tiranë nuk është miratuar një Plan Strategjik Institucional (3-5 vjeçar), i cili të përfshijë parqet rekreative, veçanërisht këndet e lojërave në Tiranë. Po ashtu theksohet se nuk ka një studim lidhur me identifikimin e hapësirave të përshtatshme për ngritjen e këndeve të lojërave, në raport me shpërndarjen e popullatës. /OraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne