Terroristët e PKK/YPG sulmojnë civilët në Tel-Abyad

Si pasojë e sulmit me autobombë ndaj civilëve në nënprefekturën Tel-Abyad të Sirisë humbën jetën 3 persona.

Në sulmin terrorist me një autobombë në zonën industriale të Tel-Abyadit u plagosën më shumë se 20 civilë, ndër të cilët 6 në gjendje të rëndë. Bëhet e ditur se ndër të plagosurit ka edhe fëmijë.

Të plagosurit në gjendje të rëndë u dërguan për kurim në Spitalin Shtetëror të Açakalesë në rrethin Shanllëurfa (Şanlıurfa) të Turqisë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shkruhet: “Organizata separatiste terroriste PKK/YPG, që nuk ka asnjë ndryshim nga organizata terroriste DAESH vazhdon të sulmojë civilët e pafajshëm. Terroristët, që vrasin foshnje, edhe sot sulmuan me autobombë civilët në zonën industriale të Tel-Abyadit. Sipas përcaktimeve të para, në sulm u masakruan 3 civilë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne