Tjetër skandal me trukimet në Itali, policia arreston tre persona mes tyre edhe një futbollist

Nuk kanë fund trukimet në Itali, teksa një tjetër rast është zbuluar së fundmi, ku policia ka arrestuar tre persona.

Pronari i një kompanie bastesh ka denoncuar në polici, se po i vidheshin lekët nga llogaria e tij, nga disa persona të pa identifikuar. Menjëherë pas kësaj policia nisi hetimet për të zbuluar personat që e bënin këtë, por u zbulua diçka tjetër. Gjatë hetimeve policia zbuloi disa persona që përfshiheshin në trukimin e ndeshjeve.

Pasi siguruan disa biseda telefonike dhe hetuan mbi ngjarjen, policia arrestoi Xhordano Makaron, ish-futbollist i Bishelies në Serinë C, i cili aktualisht luan për Foxhian. Ky i fundit gjatë periudhës që luante për Bisheljen, kishte ndikuar në disa raste, për të bërë të mundur suksesin me goditje këndi dhe kartonë të kuq.

Sapo u zbulua diçka e tillë, policia arrestoi futbollistin, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kishin bashkëpunuar në këtë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne