Në një reagim të fortë dhe pa doreza, Marlind Laçi ka rikthyer në vëmendje një protestë të zhvilluar vitin e kaluar kundër procesit zgjedhor për kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH).
Laçi kritikon ashpër angazhimin e madh të forcave të sigurisë në mbrojtje të një procesi të kontestuar, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve të sigurisë në vend. Ai shpreh habinë e tij sesi KMSH shihet si një institucion i sigurisë kombëtare, ndërsa vë në pikëpyetje rëndësinë që i është dhënë këtij procesi krahasuar me luftën kundër korrupsionit të udhëhequr nga SPAK.
Statusi i plotë në Facebook:
🟢 Nga Marlind Laçi
”Diku nga viti i shkuar u organizua një protestë në kundërshtim të farsës zgjedhore me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Medreseja e Tiranës ishte nën rrethim të rreptë policor, mbi njëmijë efektiv të vendosur në funksion të gylenistëve të Kmsh, mbi dyqind agjentë të antiterrorit, disa prej tyre me një çehre inkuizicionistësh e gestaposh, mbi treqind forca të ndërhyrjes së shpejtë me mburoja e skafandra, me shkopinj gome e me kallashnikov ku ndërkohë numri i muslimanëve protestues nuk i kalonte treqind persona totalisht paqësor.
Kur pyeta disa prej tyre se çfarë po bëni kështu u shprehën se KMSH përbën institucion të sigurisë kombëtare.
Mbrëmë nga ajo turmë e eksituar e cila mbështeste një kleptomaniak kuptova se KMSH ishte më e rëndësishme se SPAK. Bujar Spahiu ishte më i rëndësishëm se Altin Dumani.”/gazetaimpakt