Koalicioni amerikan vret 30 civilë në Siri

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan në krimet e tyre më të fundit kanë bombarduar qytetin Al-Bu Kemal në lindje të Sirisë dhe kanë vrarë 30 civilë sirianë.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se krimet e koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën, në Siri nuk kanë të ndalur. Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë bombarduar qytetin Al-Bu Kemal në lindje të Sirisë dhe në kufijtë e përbashkët të këtij vendi me Irakun. Si pasojë e këtyre bombardimeve janë vrarë 30 civilë sirianë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Në lidhje me këtë krim, ka reaguar edhe grupi Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri i cili ka deklaruar se sulmet e koalicionit amerikan, kryesisht kanë për objektiv vendbanimet civile. Vlen të theksohet se ditën e kaluar gjithashtu, koalicioni amerikan ka vrarë me dhjetëra civilë në provincën Raka të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne