Vendosen reklama islame në Nevada të Amerikës

Liderët e myslimanëve në Amerikë kanë vendosur reklama islame në Nevad për të treguar rolin e rëndësishëm të myslimanëve në këtë vend.

Sipas një njoftimi të agjencisë IQNA, krerët e myslimanëve me vendosjen e kësaj reklame janë munduar të përhapur mesazhin e mëshirës, paqes dhe dashurisë së islamit për të gjithë popullin amerikan. Reklamat janë vendosur me mbështetjen e fondacionit bamirës Maun në Las Vegas. Fondacioni në fjalë ka deklaruar se me anë të kësaj reklame popullit amerikan i rikujtohet fakti se myslimanët janë në shërbim të fqinjëve të tyre dhe kanë shpresë në të ardhmen. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, në Amerikë janë shtuar shumë aktet e dhunës ndaj myslimanëve për shkak të zgjerimit të islamofobisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne