Koalicioni i Amerikës largohet edhe nga një bazë tjetër në Irak

Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika të dielen më 29 mars ka deklaruar se është larguar nga baz “K1” në provincën Kirkuk të Iranit dhe lëndët ekzistuese në këtë bazë ia ka dorëzuar forcave irakiane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Mails Kings, zëdhënësi i koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se forcat e koalicionit janë larguar nga kjo bazë dhe administrimin e saj me të gjitha pajisjet e saj i janë dorëzuar forcave irakiane.

Ai ka shtuar se ky veprim është bërë në koordinim me qeverinë e Irakut dhe është programuar shumë kohë më parë dhe arsyeja e largimit nga baza e Kirkukut është suksesi në luftën kundër ISIS. /PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne