Orjola Pampuri publikon videon: Shihni me zë e figurë si të sëmurët dhe të varfrit janë lënë në mëshirë të fatit

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, publikon një video në “Facebook”, që sipas saj, tregon të sëmurët dhe të varfrit që janë në mëshirë të fatit, në këto javë të vështira të koronavirusit.

Sipas Pampurit, përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve është dëshpërues.

“Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti”, shkruan Pampuri.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne