Koalicioni i SHBA-së vret 16 civilë pranë Rakas në Siri

Të paktën 16 civilë u vranë në një goditje të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në fshatin perëndimor të Rakas, në bastionin e grupit terrorist Daesh në Sirinë veriore, tha një grup monitorues.

Sulmi u zhvillua gjatë natës në fshatin Barouda, që ndodhet 15 kilometra në perëndim të Rakas, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani.

Midis të vrarëve është një grua dhe pesë fëmijët e saj, tha Observatori, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin refugjatë nga zona e al-Sukhanas, e cila kontrollohet nga grupi terrorist dhe gjendet në fshatin lindor të Homsit.

Observatori tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa njerëz të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Sulmet ndaj Al-Barudës vijnë pasi Observatori njoftoi numrin më të lartë të vdekjeve civile mujore prej koalicionit, që kur ai filloi bombardimin e Sirisë më 23 shtator 2014.

Ndërmjet 23 prillit dhe 23 majit të këtij viti, sulmet e koalicionit kanë vrarë një total prej 225 civilësh në Siri, tha Observatori i bazuar në Britani.

Më herët këtë muaj, ushtria amerikane tha se goditjet ajrore të koalicionit në Irak dhe Siri kishin vrarë “pa dashje” një total prej 352 civilësh që nga viti 2014.

Më shumë se 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që nga shpërthimi i konfliktit të Sirisë në mars 2011. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne