Koalicioni i udhëhequr nga SHBA godet sërish një xhami në Dejrizor, 7 të vdekur

Koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve ka vendosur sërish në objektiv një xhami në qytetin Dejrizor të Sirisë ku si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 7 civilë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Dejrizor mësohet se mbrëmë avionët e koalicionit kanë goditur xhaminë Zevije në rajonin Hexhin, ku si pasojë kanë humbur jetën 7 civilë.

Avionët e koalicionit kundër DEASH-it edhe më 18 tetor sulmuan xhaminë Ammar Bin Jaser në rajonin Suse të Dejrizor-it ku si pasojë humbën jetën 30 civilë nga të cilët 2 fëmijë.

Ndërkohë bëhet e ditur se më 19 tetor koalicioni në rajonin Suse ku konfliktohen organizatat terroriste YPG/PKK dhe DEASH ka kryer edhe një sulm në xhaminë Osman bin Affan ku humbën jetën 16 civilë.

Theksohet se gjithsej 53 civilë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra vetëm në javën e fundit nga koalicioni ndaj tre xhamive në Dejrizor.

Po ashtu burimet kanë bërë të ditur se gjithashtu kanë humbur jetën edhe 6 civilë pasi koalicioni edhe më 21 tetor ka zhvilluar sulme ajrore ndaj një ndërtese të kurseve për mësimin e Kuranit në zonën e quajtur Hexhin ku konfliktohen DEASH-i dhe YPG/PKK.

Ndërkohë koalicioni mbron idenë e tij se në sulmet ndaj xhamive ka në objektiv organizatën terroriste DEASH.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) koloneli Rob Manning në një deklaratë më 22 tetor duke informuar se në rajonin Suse kishin goditur me sulme ajrore shumë ndërtesa për të cilat pretendohet se janë nën kontrollin e DEASH-it tha se një nga ndërtesat ishte xhami. Ndërsa në lidhje me humbjet e jetëve nuk kishte dhënë ndonjë informacion.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne