Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, kancelari i Austrisë: Është në interes të BE-së

Bashkimi Europian do të jetë i kompletuar vetëm kur të jenë pjesë e tij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të unionit.

”Integrimi funksionon vetëm me bashkëpunimin politiko-ekonomik”, theksoi Kurz në Budva, në Malin e Zi, gjatë një konferencë ekonomike.

“Stabiliteti dhe siguria mund të jenë të garantuara për një kohë të gjatë në këtë rajon vetëm kur këto vende do të aderojnë në BE”, pohoi kancelari austriak.

“Është në interes të BE-së që ky rajon të bëjë pjesë në të dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor duket më e mirë se kurrë’’, theksoi Kurz.

Në këtë konferencë foli edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç, sipas të cilit Austria më shumë se vende të tjera europiane e njohin situatën potenciale të Ballkanit Perëndimor.

“Në Europë duhen njerëz që besojnë tek ju dhe qytetarët e Ballkanit besojnë në BE’’, iu drejtua Gjukanoviç kancelarit Kurz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne