Kokëdhima zbulon lojën Meta u vendos President 4 vjet më parë

Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka treguar se zgjedhja e Metës si President nuk është rastësore. Ai tregon në urimin e tij për Presidentin e ri, se ajo ishte parashikuar që 4 vjet më parë.

 

Urim për Presidentin Meta!

Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit.

Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar.

Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme?

Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne