Kolë Nikollaj e Gjin Gjoni, dy hajdutët pasanikë, subjektë të SPAK-ut, që u tallën me minatorët e Spaçit

70 minatorë u futën në një protestë të rreme të nxitur për interesa personale, ndërsa dyshen Kolë Nikollaj e Gjin Gjoni i lidh pasuria, korrupsioni dhe shantazhi sindikal

Kol Nikollaj organizoi një protestë false në Spaç për të zhvasur para kompanisë “Tete Albania”, duke mashtruar minatorët të braktisin punën. Skenari dështoi dhe punëtorët e kuptuan manipulimin, ndërsa Nikollaj dhe Gjin Gjoni vazhdojnë provokimet jashtë portës së kompanisë. Dy figurat e njohura për pasuri të pajustifikuara, falsifikime dhe korrupsion kërkojnë të mbajnë peng punëtorët, ndërkohë që dosjet e tyre presin hetim nga SPAK.

Krye-derdimeni i Konfederatës Sindikale, Kol Nikollaj, nxiti minatorët e Spaçit të bënin protestë, si presion për t’i zhveshur para kompanisë turke “Tete Albania”, duke i mashtruar që të braktisnin punën. Por skenari dhe protesta i dështuan dhe ai i la 70 minatorët në udhëkryq.

Minatorët ndërprenë protestën, kur kuptuan që Kol Nikollaj i kishte keqpërdorur, dhe i janë drejtuar kompanisë për trajtimin e kërkesave me dialog, siç e përcakton ligji për marrëdhënien punëdhënës–punëmarrës.

Por edhe pas ndërprerjes së protestës, Kola u shfaq jashtë gardhit të kompanisë, duke “lehur” me megafon bashkë me ish-gjyqtarin e korruptuar dhe deputetin e PD, Gjin Gjoni, për të nxitur minatorët të mos nisin punën dhe të enden nëpër gjyqe, pra t’u lënë familjet pa bukë për interesat e tyre.

Heshtja e SPAK ndaj Kol Nikollës që vodhi pasuritë e sindikatës dhe Gjin Gjonit që shiste vendime gjyqësore
Ka ende disa minatorë në Spaç që besojnë mashtrimet e dy “monstrave”, Kol Nikollaj dhe Gjin Gjoni, të cilët kanë krijuar pasuri të shumta dhe jetë luksi për familjet e tyre, dhe nuk u “digjet barku” për hallet e punëtorëve.

Fakti që Kol Nikollaj kishte marrë me vete Gjin Gjonin, për të vazhduar manipulimin e minatorëve dhe për t’i vërsulur kundër kompanisë “Tete Albania”, është provë konkrete se ky zuzar i sindikatës, për interesa personale, ka ikur nga prehëri i Edi Ramës ku qëndroi 12 vite për përfitime, dhe është ulur në prehrin e Sali Berishës.

Dihet botërisht që Kol Nikollaj është bërë pasanik duke shitur pasuritë e sindikatës, duke shitur viza deri në liberalizim, duke bërë punësime me para nëpërmjet pazareve me drejtues shtetërorë, dhe duke zhvatur miliona lekë, makina, materiale ndërtimi dhe pajisje shtëpiake nga kompani private, në këmbim të mosnisjes ose shuarjes së protestave të punëtorëve.

“Monstra” e sindikatave, Kol Nikollaj, dhe “monstra” e drejtësisë së vjetër, Gjin Gjoni, që këtë herë po keqpërdorin minatorët e Spaçit për të bllokuar punën, janë dy hajdutët miliarderë që duhet të hetohen nga SPAK.

Me milionat e vjedhura, Kola i ka blerë 3 shtëpi në Tiranë dhe bregdet dashnores “sindikaliste”
Pasanikut Kol Nikollaj i duhen hetuar të ardhurat nga kontratat e qirave dhe shitja e 25 pasurive të sindikatës, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim me noteren e pandehur Majlinda Demollari. Gjithashtu, duhen hetuar pasuritë e tij, apartamente, vilë, lokal, burimi i financimit për dy HEC-et e tij private “Bushi-1” dhe “Bushi-2” në Mirditë.

Duhet hetuar gjithashtu burimi i financimit për një apartament 180 m² në Tiranë dhe dy apartamente në Lalz dhe Himarë, që Kola Nikollaj i ka blerë dhe ia ka dhuruar dashnores, të cilën e merr me vete edhe në aktivitete jashtë Shqipërisë, ku e prezanton si “sindikaliste”./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne