Kolonët hebre në Bregun Perendimor djegin katër makina palsetineze

Kolonët hebre kanë djegur katër makina palestineze në Bregun Perendimor të pushtuar, ndërsa në muret e disa shtëpive kanë shkruar mesazhe raciste.

Gassan Daglas, nga organizata e cila vepron në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Bregun Perendimor, deklaroi se kolonët hebre në orët e mëngjesit kanë kryer disa sulme në Nablus.

Ai konfirmoi se janë djegur katër makina palestineze dhe kanë paaftësuar edhe 21 të tjera, ndërsa në muret e disa shtëpive shkruan mesazhe raciste. Duke dënuar incidentin, Daglas kërkoi që t’i jepet fund sulmeve të kolonëve hebre.

Izraeli nga viti 1967 mban nën pushtim Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne