Ngërçi në Kushtetuese, Meta bën lëvizjen e papritur, fton në takim Besnik Muçin

Gjyqtari i Kushtetueses, dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi është ftuar në një takim nga kreu i shtetit për të diskutuar për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Burime nga Presidenca konfirmuan se një ditë pasi KPA e shkarkoi nga detyra si prokuror dhe gjyqtar i Kushtetueses, Presidenti Meta i ka kërkuar takim Muçit. Ky i fundit u paraqit sot në ambientet e Kushtetueses dhe i nisi një letër GjK, ku kërkonte përgjigje nëse ai do vijonte te ishte anëtar i saj apo jo, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas takimit pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne