Rusi, mbyllet shoqata e lidhur me organizatën terroriste PKK/YPG

Gjykata ruse ka urdhëruar mbylljen e shoqatës “Beritan”, e cila lidhet me organizatën terroriste PKK/YPG, me arsyetimin se ka marrë pjesë në aktivitete politike.

Në njoftimin e Gjykatës Supreme Adigeje theksohet se janë pezulluar aktivitetet e shoqatës “Beritan”.

“Shoqata është mbyllur për shkak të bërjes së aktiviteteve politike që janë në kundërshtim me statutin e saj dhe ligjet e organizatave joqeveritare në Rusi”, theksohet në njoftimin.

Përfaqësuesit e shoqatës, të cilat gjoja angazhohen për të drejtat e kurdeve, shpesh herë kanë dhënë deklarata të motivuara politikisht kundër Turqisë dhe kanë marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Demokratike të Kurdistanit në Irak.

Shoqata u themelua në vitin 2015./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne