Kolonët hebrenj i djegin makinën e ndërtimtarisë një palestinezi

Kolonët hebrenj kanë djegur një makinë ndërtimtarie që u përkiste palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gassan Daglas, përgjegjës i qeverisë palestineze për dosjet e vendbanimeve kolone, për AA tha se kolonët hebrenj këtë mëngjes i kanë vënë flakën një makine ndërtimtarie që i përkiste palestinezit Abdulazim Idris në fshatin Burin në jug të Nablusit.

Daglas po ashtu njoftoi se në makinë janë shkruar edhe shprehje raciste.

Zyrtarët palestinezë theksojnë se fshatrat në jug të Nablusit në të cilat jetojnë palestinezë shpesh sulmohen nga kolonët hebrenj.

Ndryshe, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor mbahen të okupuara nga Izraeli që nga viti 1967. Në Jerusalemin Lindor të okupuar jetojnë 200 mijë kolonë hebrenj, kurse në Bregun Perëndimor afër gjysmë milioni. Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjithë vendbanimet hebrenje kolone pranohen si ilegale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne