71 vota? Meta i përgjigjet asaj që tha Rama në Korçë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë pasdites së të premtes nga Korça se pavarësisht se LSI dhe PD thonë se do të dalin forca e parë politike nga zgjedhjet, në të vërtetë, PS do të marrë minimumi 71 mandate.

“LSI do të që dalë forcë e parë. Dhe PD do që të dalë forcë e parë. Por dhe ne duam që dë të dalim force e parë por duam të fillojmë me 71 vota për PS-në”, – tha Rama.

Për këtë ironi të Ramës, është përgjigjur Ilir Meta nga studio e Arian Çanit i cili e ka pyetur për atë që tha Rama. Meta është përgjigjur shumë shkurt përmes një pyetjeje retorike: “Rama bën 71 vota me PD-në, apo vetëm…?”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne