Lezhë, varri i Skënderbeut kthehet në banjo publike

Mungesa e banjove publike ka bërë që zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë të shërbejë si e tillë.

Në mungese të banjove qytetarët ju drejtohen mureve antik për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyre vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar.

Shumë turist ngelen të tmerruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike.

Qytetarët thonë se mungesa e banjove në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj bashkia duhet të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj maskarade.

Mungesa e banjove publike është logjikë që është problem shumë i madh, na duhet të shkojmë nëpër lokale për të kryer nevojat”, tha një qytetar.

Atë e ka në dorë bashkia, duhet të ketë banjo publike dhe s’ka e njerëzit shkojnë në lokale”, tha një tjetër qytetar.

“Njërëzit dalin darkave dhe më e keqja e të këqijave është që ndotet ambienti i memorialit të Skënderbeut, u në kam shiku disa herë persona të tillë”, tha një tjetër qytetar.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi thotë se këtij problemi i jep zgjidhje rrethimi i zonës arkeologjike, duke deklaruar se projekti është gati, por zbatimit duhet ti hape rruge Ministria e Kulturës, pasi monumenti mbrohet nga shteti. Ndërkohë që bashkia nuk ka asnjë projekt për të vendosur banjo publike.

Kemi mungesë banjosh publike dhe nuk mund të lejojmë që të kthehen në banjo publike muret antike të qytetit tonë. Pra banjot i kemi vetëm për turistët që vijnë tek memoriali i Skënderbeut dhe për askënd tjetër. Kemi parashtruar kërkesën e një rrethimi me kangjella metalike. Është projekti gati dhe shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i këtij rrethimi nga pjesa e poshtme nga shkallët dhe deri përballë zyrave tona ku e kemi shumë më të lehtë për të kontrolluar situatën”, tha Zefi.

Krahas zonës arkeologjike qytetaret përdorin çdo cep të qytetit për të kryer nevojat e tyre personale, ndërkohe që ky problem vijon prej shume vitesh dhe nuk po merr vëmendjen e Bashkisë Lezhë. Në këtë situate kjo është mënyra më e keqe e prezantimit të Lezhës para vizitoreve dhe turisteve të cilët janë të shumtë kryesisht gjatë verës.

Lezh�, varri i Sk�nderbeut kthehet n� banjo publike,'Bashkia s'ka projekt'

/Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne