Kolumbi, mijëra profesorë në protesta për shkak të kushteve të këqija

Mijëra profesorë universitarë protestuan në Kolumbi për shkak të pakënaqësisë me implementimin e marrëveshjes së arritur me qeverinë e këtij vendi.

Punonjësit mësimorë hynë në grevë njëditore paralajmëruese, ndërsa edhe javën e kaluar mbajtën grevë meqë qeveria nuk realizoi marrëveshjen e vitit të kaluar për rritjen e alokimeve buxhetore për arsimin e lartë dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sferë.

Profesorët e universiteteve organizuan marshim protestues në disa qytete të Kolumbisë, ndërsa tubimi qendror është mbajtur në Bogota.

Edhe studentët mbështetën profesorët e tyre në protestë.

Kryetari i Shoqatës së Mësimdhënësve të Kolumbisë (FECODE), Nelson Alarcon, porositi se qeveria ka përmbushur vetëm një pjesë të asaj që premtoi në marrëveshje, e cila u arrit vitin e kaluar pas negociatave disamujore.

Organizatat studentore paralajmëruan se do të protestojnë dhe bojkotojnë edhe në ditët në vijim derisa qeveria të fillojë të trajtojë problemet në arsimin e lartë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne