Kolumbi, rrëmbehet mbesa e shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez

Pesë milionë dollarë për lirimin e Melissa Martínez García, mbesa e Gabriel García Márquez, fitues i Çmimit ‘Nobel’ për Letërsi dhe autori i romanit të famshëm “Njëqind Vjet Vetmi”.

Gruaja e re u zhduk më 23 gusht, ndërsa udhëtonte në një makinë në drejtim të qytetit kolumbian të Santa Marta.

Gjenerali Fernando Murillo, kreu i menaxhimit të policisë kolumbiane kundër rrëmbimeve të personave, tha se “po e ndjekim çështjen me një grup të veçantë, është një rast tepër kompleks, por në dy kontakte të vetme telefonike, rrëmbyesit kanë konfirmuar se duan pesë milionë dollarë shpërblim: sipas rrethanave të asaj që ndodhi, ne besojmë se kemi të bëjmë me kriminelë të zakonshëm”.

Për momentin, autoritetet kanë ofruar deri në 100 milionë pesos, të barabartë me rreth 33 mijë dollarë, me shpresën e marrjes së informacionit që çon në gjetjen e rrëmbyesve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne