“U vra sepse donte të fliste i lirë”, Kulla Eiffel fik dritat në kujtim të gazetarit saudit

Franca ka kujtuar dje në mbrëmje vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në konsullatën e vendit të tij në Turqi, duke fikur dritat e Kullës Eiffel për një minutë.

Shuarja simbolike e dritave të Kullës Eiffel është vendosur me iniciativën e shoqatës së Reporterëve pa Kufi, që kanë organizuar në vend edhe një konferencë për shtyp.

“Jamal Khashoggi është vrarë sepse donte të shkruante dhe të fliste i lirë”, ka deklaruar Fabiola Badawi, ish kolege e gazetarit të vrarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne