Komanda muxhahedine e Maryam Rajavit ben thirrje per sulme terroriste

Komanda muxhahedine e Maryam Rajavit qe eshte strehuar ne Shqiperi ne kampin paraushtarak te Manzes ne date 9 mars 2021 ka botuar nje mesazh terrorist ne faqen zyrtare te muxhahedineve iraniane. Mesazhi i cili pretendohet te jete leshuar nga kryetari suprem i kultit muxhahedin Massoud Rajavi (i cili besohet te kete vdekur pasi eshte plagosur nga amerikanet ne Irak) ben thirrje per lufte dhe vrasje ndaj zyrtareve iraniane. Mesazhi i muxhahedineve per vrasje te zyrtareve iraniane ka ardhur pas hapjes se nje procesi gjyqesor ne Teheran kunder MEK-ut, ku komanda muxhahedine po gjykohet per krimet e saj kunder civileve.

Letra e Massoud Rajavit ku behet thirrje per vrasje zyrtaresh ne Iran

Ne mesazhin qe komanda muxhahedine ka leshuar ne emer te Massoud Rajavi shkruhet:

“Unë u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mi që të japin emrat dhe adresat e agjentëve të inteligjencës, mercenarëve, civileve, xhelatëve, fëmijëve të xhelatëve gjyqësorë, Basij-it dhe IRGC-së. Keto emra duhet te cohen në qendrat e kryengritjes për ditën e madhe të drejtësisë dhe ligjit. Gjatë revolucionit anti-monarkik dhe në fillim të tradhtisë dhe krimit të Khomeinit, kryengritësit revolucionarë bërtitën:

Arma e popullit tonë le të shkrepet në gjokset e tradhtarëve”

 

2. Emrat e tyre te dergohen ne qendrat muxhahedine
3. Personat qe do futen ne keto lista me pas do te vriten me pushkatim.
Me lajmin qe komanda muxhahedine e Manzes ka botuar ne faqen e saj www.mojahedin.org ata kane konsumuar krimet e parashikuara ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise:
Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 19) Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 19) Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Drejtori e Pergjithshme e Policise se Shtetit, Antiterrori, Prokuroria dhe SPAK-u me kete thirrje per lufte nga komanda muxhahedine e Manzes vihen para nje sprove te rende.
A do te zbatohet ligji ne Shqiperi apo MEK-u do lejohet qe te thyej Kodin Penal te Shqiperise dhe bej thirrje per akte terroriste dhe ndoshta edhe nisi dhe te vrasin njerez?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne